09:30 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mori plumb në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, Xhevahir Jonuzi me masa të forta sigurie drejt Traumës

15:32 | 18/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mori plumb në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, Xhevahir Jonuzi me masa të forta sigurie drejt Traumës

Xhevahir Jonuzi 47-vjeç është arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni të RENEA-s ku gjatë operacionit për arrestimin e tij në Vlorë, ka pasur edhe shkëmbim zjarri me armë.

Burime bëjnë me dije se 47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet për në spitalin e burgut.

Jonuzi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit duke marrë një plumb në këmbën e djathtë në pjesën e kofshës, ndërsa ambulancën me të cilën po transportohet  drejt Tiranës po e shoqëron edhe një grup policor që e ka marrë në mbikqyrje.

Jonuzi ndodhej prej disa vitesh në kërkim, ndërsa gjatë operacionit për kapjen e tij mëngjesin e sotëm ka qëlluar me armë në drejtim të policisë, duke iu rrezikuar jetën.

Në kundërpërgjigje, RENEA ka qëlluar në drejtim të Jonuzit duke e lënë atë të plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

”Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacion policor për kapjen e një personi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni policor i koduar “Hoshtima”, zhvilluar nga Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Vlorë.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, 47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e pronave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre në kërkim dhe që mbajë e qarkullojnë me armë zjarri, forcat speciale Renea, në bashkëpunim me DVP Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoshtima”.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dergohet ne spitalRENEAXHAVAHIR JONUZI
Pas

Kapet në Tiranë “Escobari” turk, i dënuar me 30 vjet burg për trafik droge

Para

Pengmarrja e 49-vjeçarit në Kamëz, zbulohet pista kryesore e hetimit

Para
Pengmarrja e 49-vjeçarit në Kamëz, zbulohet pista kryesore e hetimit

Pengmarrja e 49-vjeçarit në Kamëz, zbulohet pista kryesore e hetimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.