Është zhvilluar paraditen e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca për gjyqtarin Edmond Islamaj.
Në këtë seancë Florian Ballhysa ka qenë komisioneri publik, i cili ka apeluar vendimin e dhënë në KPK, për rikonfirmimin në detyrë të Islamajt.
Islamaj është shprehur: Unë i kam paraqitur provat si akte që i shërbejnë procesit. Mendoj që komisioneri duhet të shprehet nëse e bindin ose jo. Pastaj gjykimi të vendos.
Vendimi për Islamajn do të jepet rreth orës 14:00 të ditës së sotme.
Kujtojmë se në relacionin që Komisioneri Publik i dërgoi KPA-së më 12 korrik kur bëri ankimimin për Islamajn, thuhej se verifikimet për gjyqtarin Islamaj nuk ishin të plota.
Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmendte transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T. Në seancën e zhvilluar tek KPK-ja më 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij.
Florjan Ballhysa është shprehur më herët: Në aspektin e pasurisë për subjektin Edmond Islamaj, hetimi i KPK-së s’është i plotë dhe ka mangësi. Hetimi duhej më i plotë, për pasuritë e luajtshme, të paluajtshme si edhe llogaritë bankare. Për pronën 1000m2 në Kapen në Kavajë, që është në pronësi të Islamajt. Këtë pronë, Islamaj e ka blerë për 1000 mijë euro nga një shtetas shqiptar dhe bashkëshortja e shitësit nga Afrika. Këtë pronë e ka blerë në 2015.
(E.K/FAXWEB.AL)