Kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri i ka dërguar një letër urimi presidentit të FSHF-së në Shqipëri Armando Duka pas rizgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Por ajo që ka rënë në sy është se letra e urimit është shkruar në gjuhën angleze. Ashtu si shumë të tjerëve kjo i ka bërë përshtypje edhe avokatit Adriatik Lapaj i cili ndërsa ka postuar letrën e urimit në faqen e tij në ‘Facebook’ “Mortjaaaaa dy shqiptar e urojnë njëri-tjetrin në anglisht”. Më shton se do të vijë dita kur këto modele do të përdoren për letre banje.
POSTIMI I PLOTË:
Budallenjtë nuk kanë brirë…
Sa budallenj paska pasur ndër këto territore!
Po si ka mundësi që vetëm këta drejtojnë?!
Mortjaaaaa dy shqiptar e urojnë njëri-tjetrin në anglisht…
Talluni por dijeni që një ditë kjo do të marrë fund dhe këto modele do përdoren për letër banje…
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post