09:49 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Mos arrestimi i Balilit, Meta letër Nishanit: Mblidh sa më shpejt Këshillin Kombëtar të Sigurisë

16:36 | 25/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Metën s’e shihni shpesh kështu (FOTO NË BRENDËSI)

Ai është shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge por Klement Balili ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, edhe pse  është dhënë  masa e arrestit me burg për të  në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Një portal online ka  siguruar ekzkluzivisht letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën: “Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla”,  shkruan Meta.
Teksti i letrës që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Letra e dërguar:

I nderuar z.President
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ushtrimin e kompetencave dhe funksioneve kushtetuese, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më lejoni që t’Ju parashtroj kërkesën si vijon:

Ashtu siç edhe mund të jeni bërë me dije, nga media e shkruar dhe elektronike apo burime të tjera informacioni, Klement Balili, një person me probleme serioze me ligjin, pavarësisht akteve procedural apo akuzave, të përcjella apo të paraqitura nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, ende nuk është ndaluar për t’iu nënshtruar drejtësisë.

Partnerët tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare, kanë përcjellë shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase, nga organet kompetente shqiptare, sipas përcaktimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.

Për shkak të seriozitetit që paraqet çështja në fjalë dhe shqetësimit që ekziston për mosveprimin e institucioneve shqiptare, paraqes kërkesën:

Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla. Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impact në sigurinë kombëtare.

Me besim të plotë në marrjen në konsideratë të kësaj kërkese, Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ilir metaleterNishanit
Pas

Usain Bolt-it i hiqet një “ Medalje Ari”, shkak dopingu i shokut të tij

Para

Pas akordimit të fondit të tretë për Finon, shpërthejnë rrjetet sociale: Çfarë ndodhi me mamanë e vajzës me tumor që i kërkoi ndihmë Ramës?

Para
Pas akordimit të fondit të tretë për Finon, shpërthejnë rrjetet sociale: Çfarë ndodhi me mamanë e vajzës me tumor që i kërkoi ndihmë Ramës?

Pas akordimit të fondit të tretë për Finon, shpërthejnë rrjetet sociale: Çfarë ndodhi me mamanë e vajzës me tumor që i kërkoi ndihmë Ramës?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

Shkodër/ 19-vjeçari kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve intensive

Tarifat doganore, marrëveshje paraprake midis Uashingtonit dhe Pekinit! Gjykata e Apelit i lë në fuqi

FOTOT/ E rëndë në Francë! Nxënësi 14-vjeçar vret për vdekje asistenten e mësueses pranë shkollës, si ndodhi krimi

Dhuna në Los Angeles, vendoset gjendja e shtetrrethimit në qendër

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv me dronë rus në Kharkiv, 2 të vdekur dhe 54 të plagosur

Detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie me investitorë, drejtuesit e një kompani të “meditimit seksual” shpallen fajtore në gjyqin për punë të detyruar

Franca do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.