Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “Tonight Ilva Tare”, ka komentuar arrestimin e Klemend Balilit, i cili prej më shumë se dy vitesh është në kërkim.
Xhafaj tha se një nga gjërat që e bën të ndihet këq policinë e shtetit është pikërishtë ky rast.
I pyetur nësë policia është përgjegjëse për këtë, ai tha se po “Pa dyshim që ka përgjegjësi”.
Tare: Çfarë po bëhet me arrestimin e Klement Balilit?
Xhafaj: Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë.
Tare: Është në Shqipëri apo i arratisur?
Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.
Tare: Ka përgjegjësi policia?
Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.
Tare: Flas për dekonspirim operacionesh
Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim
(S.SH/Shuplaka)