11:54 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mos bëj sikur s’dëgjon dhe s’shikon”, Gazment Bardhi i bën 3 pyetje Ramës dhe ministres për Kajmakun

16:30 | 24/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pa zgjidhur këtë hall, nuk do të ketë Europë”, Bardhi për Ramën: I sëmuri i Ballkanit është…

Sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me mos reagimin e kryeministrit Rama dhe marrjen në mbrojtje të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku pas publikimit të fakteve se ka të shkuar kriminale.

Pasi e krahason rastin e Kajmakut me të Valdrin Pjetrit ne Shkodër, Bardhi adreson tre pyetje ndaj kryeministrit dhe ministres Belinda Ballukut.

 “Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!”, shprehet ndër të tjera Bardhi.

Reagimi i plotë:

Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, sikur nuk shikon, sikur nuk flet! Strategjia e tij e mbrojtjes për çdo kriminel që fut në politikë, është e dështuar!

Edi Rama kontrollon të gjithë strukturat e shtetit dhe mund të verifikojë informacionet mbi të kaluarën kriminale të çdo personi brenda 1 ore. E ka bërë ketë edhe në rastin e Agim Kajmakut të Vorës, prandaj fshihet pas heshtjes. Bashkë me Belindën e tij, me të cilën shpërfillën socialistët e Vorës, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, me shpresën se do fitojë kohë dhe do të përdorë “katicat” në prokurorinë e kontrolluar prej tij për të fshehur të vërtetën.

Janë Edi Rama dhe Belinda Balluku ata që detyruan Agim Kajmakun të të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale në Greqi. Njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri për të fshehur dënimin për trafik droge, edhe Agim Kajmaku i Vorës, publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë, sepse nuk provon që një person nuk ka probleme me drejtësinë greke.

Ajo që vlen për shqiptarët është përgjigja që duhet të japin Edi Rama dhe Belinda Balluku për mikun e tyre të Vorës me të kaluar kriminale.

  1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?
    2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?
    3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!

Skenari ku Edi Rama bën të paditurin, është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastët, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse me krimin ai mund të pasurohet më lehtë dhe më shpejt. Prandaj, Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri.

(F/GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agim kajmakubelinda ballukuedi ramaGazment Bardhi
Pas

FOTOT/ Vetëtimat sot në bregdetin e Durrësit, mos i humbisni pamjet spektakolare

Para

Makina ‘fluturon’ 50 m jashtë rrugës, një e plagosur niset drejt Traumës (Video)

Para
Makina ‘fluturon’ 50 m jashtë rrugës, një e plagosur niset drejt Traumës (Video)

Makina 'fluturon' 50 m jashtë rrugës, një e plagosur niset drejt Traumës (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Shqipëri-Serbi, numri i lartë i kërkesave, shtyhet shorti për biletat

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.