Kryeministri Rama ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale pas intervistës së dhënë mbrëmë në “Top Story”, ku ka folur për shumë çështje dhe ndër të tjera edhe për presidentin.
NJë nga komentuesit i shkruan atij se nuk duhet të belbëzojë për Metën president pasi ai vetë e zgjodhi dhe vetë mund ta shkarkojë pasi siç shkruan komentuesi nuk është konsesnsual.
Por Rama duket se e ka gati përgjigjen. Ai i shkruan komentuesit se nuk belbëzon për asgjë, por mbase komentuesi duhet të ngrinte volumin e televizorit.
Rama tha mbrëmë se ai vetë e kishte votuar Metën për president dhe ai do të merrte pjesë në seancën e betimit të tij si president. Ai tha se presidenti është konsensual. (B.H/Shuplaka)