Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, gjatë diskutimin në Komisonin e Sigursë, ku po zhqyrtohet kërkesa e kryeministrit Edi Rama për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisëm u shpreh se duhet të nise menjëherë rindërtimi.
Maliqi deklaroi se kryeministri duhet të lërë show dhe të anulojë tenderat. Sipas tij ende sot nuk ka një përgjegjës për tragjedinë e Thumanës dhe se zyrtarët nuk po preken.
“Qeveria të anulojë tenderat. Të nisë rindërtimi në zonat e prekura. Mos bëhen arrestime për ‘show’ pasi zyrtarët nuk po preken. Ende nuk ka përgjegjësi për rastin e Thumanës.Qeveria me PPP-të e saj po mbron oligarkët.
Konsensusin për shtyrjen e afatit me 3 muaj do ta japim. Jam në mbrojtje të dëmshpërblimit të njerëzve të dëmtuar, dhe drejtësisë për viktimat por deri tani po shohim shoë. A mban përgjegjësi kryeministri për premtimet elektorale, kjo është qesharake, u morrët më Arben Malaj këtu nuk ka drejtësi.”- u shpreh Maliqi.
Discussion about this post