Gazetari i njohur Arjan Çani, e ka ngacmuar presidentin e ardhshëm Ilir Meta lidhur me marrëveshjen Rama-Basha, të cilin e kishte të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”.
Ndërkohë që Çani e pyeste pse ishte i mërzitur pasi diskutuan për marrëveshjen, Meta e mohonte një gjë të tillë duke thënë se përkundrazi ishte i qetë. Por pas insistimit të Çanit, Meta është përgjigjur me një batutë: “mos duhet të marr ndonjë valle këtu?”
DISKUTIMI
Çani: Pse më dukesh i mërzitur?
Meta: Unë pse? Se jam me ty këtu?
Çani: Jo me mua je gjithmonë i qeshur por nga situata
Meta: Jam i kënaqur se kjo situatë që nuk duhej të egzistonte në Shqipëri u shmang
Çani: Unë të njoh shumë mirë ty
Meta: se kuptoj, mos duhet të marr ndonjë valle këtu
Çani: Ka diçka që nuk shkon me ty
Meta: Absolutisht mendoj se është pozitive të shkojmë drejt 25 qershorit në zgjehdje gjithëpërfshirëse, kemi lënë pas një skenar të paparashikueshëm
Çani: Ka ndodh ndonjëherë që të bëjmë zgjedhje pa opozitën
Meta: Ça do bëjmë, të ngrejmë njerëzit kundër njerëzve, duhet të jemi të qetë (D.D/Shuplaka)