06:34 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Mos e bëni edhe Shqipërinë kashtë e k*qe si sallatë maqedonase!”

07:24 | 28/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga: E gjithë Shqipëria është një Zharrëz që e kanë kaluar në sharrë, ja kush e ka fajin

Nga Artan Fuga*

Kujdes!

Pamjet që pamë nga parlamenti maqedonas janë të shëmtuara dhe të trishtuara.

Rrënjët e tyre janë aq të thella, sa nuk mund të thuhen!

Duhet t’i vendosim gishtin kokës, në radhë të parë politika.

Ne duam Shqipëri paqësore, demokratike, të lulëzuar. Jo me krizë institucionesh, me zgjedhje farsë, me shkelje të rendit kushtetues, pa siguri, dhe me kanabis.

Ndjeshmëria ndaj asaj që ndodh në Maqedoni duhet të jetë e madhe. T’i lëmë thirrjet ndaj politikanë të Maqedonisë për vetëpërmbajtje, pjekuri e stabilitet!

Nuk jemi ne të japim as këshilla as sugjerime për të tjerët. Të shohim traun në syrin tonë.

Ta lemë tjetrin me qimen në syrin e tij për një çast!

Zoti na e dha shenjën! Mos thoni se nuk na paralajmëroi!

Maqedonia është vend fqinj dhe ne efektin e dominosë e kemi kaq të pranishëm si rrezik.

Atje ka shqiptarë, edhe ne jemi shqiptarë.

Se mos kemi marrëdhënia të qeta me Serbinë, Maqedoninë, Greqinë. Gjithandej tensione. Vetëm me Bosnjen nuk kemi probleme!

Ndërkaq mos hedhim sytë te obori i komshiut, as mos shohim te vrima e bravës së derës së tij sesi burri rrihet me gruan dhe gjakosen. Kënaqemi me këto skena për të fshehur katrahurën tonë.

Të shohim në shtëpinë tonë që divorci ka plasur sheshit, burri i hedh kapakun e tenxheres në kokë gruas, gruaja i gjuan me qepshe burrit, vjehrri rrëmben një grusht thumbash dhe ja vërvit mbi krye dajës së nipave të vet, ndërkaq vjehra e pakënaqur që nuk e lënë të bëjë çorbën dhe mishin me fasule pa mish, i përplas një bidon plot me ujë në kokë kunatës, ndërsa të gjithë kafshët e oborrit janë të stresuar, qeni përgatitet t’i hajë bishtin maces, kanarina në kafaz tall papagallin, derrat të zhytur në baltë tundin bishtin dhe zhgërryhen në baltë nga të pangrënët, gomari ka mbetur i ngarkuar me dru në mes të oborrit dhe i lutet kalit ta shkarkojë, lepujt janë struktur në vrimat e minjve dhe kuisin si kone, lopët po e zënë vetë kos qumështin e tyre. Mbi çati një gjel po bën vezë.

Shtëpia jonë është bërë kashtë e koqe!

Jemi në prag dhune! Mos e kaloni atë prag!

Mbledhim mendjen dhe vemë gishtin në kokë sa nuk është vonë!

 

 

Etiketa: artan fugafugaopinion dhe anal;iza
Pas

MOTI 28/04/2017

Para

U gjakos brenda Kuvendit, maqedonaset zbulojnë huliganin që dhunoi Zaevin

Para
U gjakos brenda Kuvendit, maqedonaset zbulojnë huliganin që dhunoi Zaevin

U gjakos brenda Kuvendit, maqedonaset zbulojnë huliganin që dhunoi Zaevin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.