Në një kohë që ka pasur një valë largimesh nga vendi të mjekëve të kualifikuar, kryeministri Rama gjen raste dhe të mjekëve që kanë lënë Gjermaninë për të punuar në spitalin e Peshkopisë.
Kjo ka qenë rubrika e tij e ‘mirëmëngjesit’ ditën e sotme teksa thotë se janë 13 mjekë që kanë lënë Gjermaninë për të ardhur për të punuar në vendin tonë, kundrejt bonusit të dhënë nga ana e qeverisë.
‘’MIRËMËNGJES, dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërkohë vetë mjeku Fatmir Xhemali shprehet se ka ardhur në Shqipëri për shkak të arsyeve familjare, po pse jo edhe joshjes që i është bërë nga ana e bonusit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai thotë se prej andej ka marrë një eksperiencë më të mirë, dhe pret që këeta të vërë në zbatim dhe për qytetarët e Peshkopisë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post