07:26 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mos e humbisni/ “Sikur Edi Rama të imitonte zgjedhjet e Kosovës, aq bukur sa imiton Dash Shehin”

08:38 | 08/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Rama bën gjestin e ulët, përqesh Dash Shehin: Dëgjoj gromësimat e rakisë, mnjë, mnjë, mnjë!

Teksa vendi përballet me probleme të panumërta socialo-ekonomike, kryeministri Rama në daljet e tij mediatike, gjithmonë gjen kohë për të përdorur nuk sarkazma dhe gjeste të turpshme ndaj kundërshtarëve të tij në politikë, në përpjekje të zhvendosë vëmendjen nga hallet e vërteta shqiptarëve, për të cilat gjen çdo mënyrë për t’iu shmangur.

Pak ditë më parë, Rama ishte i ftuar në një emision televiziv, ku në mënyrë krejt të pahijshme imitoi mimikën e ish-deputetit, Dashamir Shehi.

Lidhur me këtë gjest të ripërsëritur nga ana e kryeministrit Rama e ka komentuar edhe gazetari dhe analisti, Enkel Demi.

“Sikur Edi Rama të imitonte zgjedhjet e Kosovës, aq bukur sa imiton Dash Shehin”, kështu e titullon shkrimin e tij gazetari Demi, teksa ironizon kreun e qeverisë shqiptare.

Analisti ndër të tjera shkruan se politika kosovare i dha një leksion demokracie asaj politikës shqiptare, me procesin zgjedhor, që tregoi se Kosova është shumë para nesh.

Shkrimi i plotë:

Kryetari i qeverisë, Edi Rama bën prova para pasqyrës të imitojë sa Ismail Qemalin, sa Dash’ Shehin. Nuk e njihnim më parë talentin e tij për sojin e imitatorit, por qysh pas suksesit të bojatisur me Edi Palokën, tani askush nuk ia vë në dyshim këtë aftësi të rrallë.

Tani, pas zgjedhjeve të Kosovës, ku zgjedhjet u zhvilluan dhe u numëruan brenda 24 orëve, të gjithë i kërkojnë të imitojë këto zgjedhje. Të jetë besnik i këtij imitimi, ta bëjë sak si ata, mos t’i lërë gjë mangut dhe kemi për t’ia ditur për nder sa të jetë jeta.

Kjo, sepse dardanët rrëfyen që vjedhja e zgjedhjeve, terrori mbi to, “tërmetet”, “çunat problematikë” e më the të thashë, nuk kanë të bëjnë me racën e shqiptarit a fisin e tij. Shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje, të kuvendojnë, të ndryshojnë, ndaj nuk ka nevojë për shumë komente. Ramush Haradinaj la ndenjësen e kryeministrit dhe nuk u kap pas tij me mish e me shpirt, jo më të lëshonte rrënjë. Ani, se në zgjedhje nuk mori atë që priste, ndoshta atë që meritonte, tha që bëra mirë se rezultati i zgjedhjeve rrëfeu nevojën e një shumice të re.

Partia Demokratike e Kosovës njohu rolin e saj në opozitë, kurse e hëna është një ditë e zakonshme pune në shtetin e dytë të shqiptarëve, të cilët padrejtësisht jetojnë në varfëri, madje as të drejtën e lëvizjes së lirë nuk e gëzojnë.

Në anën tjetër e Shqiptarisë duket sikur është e pamundur të bësh një palë zgjedhje, jo më të ndërmarrësh ndryshimin thelbësor. Qeveria në koalicion me banditët vodhi zgjedhjet, edhe kur ishte e vetme në to. Grabiti, megjithëse nuk kishte garë. Ky është ves, por jo ves i shqiptarëve si u mësuan të na i shisnin deri më tash, pasi ata, shqiptarët e Dardanisë nuk kanë as më shumë e as më pak se këta të trungut amë.

Të vetmen gjë që ata nuk e kanë është Rilindja, kjo sëmundje ngjitëse, e cila për fat u fut në karantinë dhe nuk e molepsi Kosovën. Sado që virusi “baton” u mundua të përhapet, nuk e sëmuri gjysmën tonë të shëndetshme. Prandaj, Shqiptaria sot i gëzohet gjysmës me jetë që mund të shërojë gjysmën tjetër të kapur nga tumori i Rilindjes, i cili me këtë që ngjau të djelën është e sigurtë se është beninj, pasi shqiptarët nuk janë malinj.

Ndaj, me shpresë te Zoti që ta yshtë edhe më prijësin në tabiatin e tij të imituesit, në mënyrë që nga rakija e Dashit ta ngrejë bërrylin e të shkojë te zgjedhjet e Ramushit.

 

Etiketa: shehi demishehi rama
Pas

“Investoj miliona euro investime nëse fiton Albin Kurti”, a do ta mbajë fjalën biznesmeni shqiptar?! (Video)

Para

FOTO/ U tha se u hodh nga ballkoni për të, ja veprimi i të fejuarës së Aldo Teqjas

Para
FOTO/ U tha se u hodh nga ballkoni për të, ja veprimi i të fejuarës së Aldo Teqjas

FOTO/ U tha se u hodh nga ballkoni për të, ja veprimi i të fejuarës së Aldo Teqjas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.