Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga grabitja e Rinasit, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë mundur të kapin dot kokat e bandës, pavarësisht se kanë mundur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një pjesë të bashkëpunëtorëve të tyre.
Kjo ka bërë që në radhët e medias të ketë një kureshtje të madhe, po pse jo situata të kanalizohet dhe me humor, si në videon e publikuar nga gazetarja Anila Hoxha.
Së bashku me kolegun e saj Arsen Rusta, ata kanë improvizuar një vjedhje të një makine që transporton shuma monetare.
Rusta shihet duke iu drejtuar stativin disa punonjësve të një kompanie private të sigurimit fizik, ndërsa me humor pyesin se ku janë paratë.
“Grabitje live tek ish Sheratoni.
Ne mes te Tiranes. Ne mes te dites !
Zbulohen autoret, Arseni (Bisha) , une , Andi ( Kingu) dhe Xhevi ( Daja). I pesti , eshte deshmitar i drejtesise ( Mali ) . Ndersa i gjashti ( Elefanti) , eshte ai qe nuk ka per tu kapur ndonjehere.
Cash group !
Per grabitjen falenderojme kostumografine, sallon bukurie “Pipa” dhe bar kafe “Shtata” per ëi -fi “, shkruan Hoxha në reagimin e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)