Vetëm katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një spot nëpërmjet të cilit u drejton një mesazh të gjithë të rinjve shqiptarë, që ata të votojnë në këto zgjedhje.
Në video shfaqen disa të rinj të cilët u japin disa këshilla bashkëmoshatarëve të tyre, duke thënë se çfarëdo që të shënojnë në fletën e votimit, ajo do të përcaktojë të ardhmen.
Një tjetër këshillë ëhstë “Mos votoni me inat,voto me mençuri”, ose “Mos e mendo votën tënde si një çek që duhet rthyer çdo katër vjet, nëse e bën nuk po shet votën por të ardhmen tënde”. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post