Ish-deputetja Mesila Doda ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale se mbështetësit e PDIU-së po kërcënohen me pushime nga puna, nga disa drejtues institucionesh në varësi të qeverisë.
Ajo kërkon nga çdo qytetar që të raportojë mbi denoncimet, dhe të kërkojnë të drejtat e tyre për të votuar të lirë dhe pa asnjë ndikim nga partia në pushtet. Sipas Dodës 25 Prilli është i pakthyeshëm dhe se qeveria e Edi Ramës ka humbur çdo të drejtë morale për tu quajtur një pushtet demokratik.
Postimi i plotë i Dodës:
Per te disaten here po vijne deklarimet e anetareve te PDIU per kercenime me pushime nga puna nese vazhdojne te mbeshtesin opoziten. Qysh nga dita e neserme do marrim te gjitha masat qe cilido qe kercenon mbeshtetesit e opozites te demaskohet publikisht dhe te mbaje pergjegjesine para ligjit per presion ne fushate zgjedhore dhe tentativen e ndryshimit te vullnetit te popullit.
Ftoj cilindo opozitar qe ka presione te ketij lloji te na kontaktoje dhe ne marrim persiper qe te mbrojme publikisht te drejten e votes se lire te qytetareve shqiptare dhe kallzimin ne strukturat e SPAK per cilindo qe guxon te kercenoje mbeshtetesit tane.
25 prilli eshte i pakthyeshem. Ky eshte nje pusht i rene e qe ka humbur cdo te drejte morale per tu quajtur pushtet demokratik. Ne 25 prill nuk do kete me rilindas a rilindase qe tju mbroje ju qe guxoni te kercenoni e te tentoni te shtremberoni vullnetin e shqiptareve.
(E.K/Faxweb.al)