Pas temperaturave të larta që përfshinë vendin këto ditë, moti sjell të tjera surpriza. Moti do të dominohet me kthjellime dhe vranësira duke sjellë shira të dobët në zonën lindore. Pas mesditës vranësirat do të fuqizohen duke intensifikuar lehtësisht shira në Lindje-Juglindje, ndërsa pritet të ketë rrebeshe të izoluara në Qendër dhe zonat Jugore.
Ndërsa në darkë pritet të ketë përmirësim të dukshëm të motit thuajse në gjithë territorin. Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2 gradë sjell mesdita kur maksimumi ulet në 36 gradë.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post