Medikamente, laser, spray: Katalogi i produkteve që na duhen për të ndaluar gërhitjen është plot me zgjidhje, por që në shumë raste janë një harxhim parsh. Ju mund të menaxhoni gërhitjen, madje dhe ta trajtoni (gërhitjen patologjike kronike) me gjeste parandaluese (aktivitet fizik në mbrëmje) ose me ndonjë medikament bimor(çaj hithre ose sherbele).
Pse gërhasim?
Ne gërhasim sepse një fluks ajri lëshohet brenda trupit tonë, si kur marrim frymë ashtu edhe kur e nxjerrim atë: indet e buta të pranishme në sistemin tonë të frymëmarrjes fillojnë të vibrojnë dhe krijohet zhurma e bezdisshme e gërhitjes. Fenomeni prek meshkujt (40-45% të totalit) më shumë se gratë (20-25%) të totalit. Faktorët që çojnë në gërhitje mund të jenë të ndryshëm, por këta janë më të rëndësishmit:
Personat mbi peshë dhe obezët janë më të predispozuar ndaj riskut. Për shkak të përqindjes së lartë të dhjamit në trup, ata tentojnë të shtypin faringun dhe ajri që thithet dhe që nxirret vibron indet e buta duke shkaktuar zhurmën e gërhijtes.
Kur flini përmbys, indet e buta tentojnë të lëvizin drejt faringut duke shkaktuar një pengesë të lehtë dhe në atë moment, ajri që thithim, shkakton dridhjen që çon në zhurmë.
Kur vuani nga apnea e gjumit, ekziston risku i zgjimeve të vazhdueshme të cilat çojnë në ndërprerjen e fazës REM, duke e gjetur veten, në mënyrë të natyrshme, teksa gërhisni.
Mosha e avancuar është një tjetër faktor që qëndron prapa fenomenit. Muskujt humbin tonifikimin dhe lëkura humbet elasticitetin: dyert hapen ndaj vibrimeve të indeve të buta.
Konsumi i pijeve alkoolike dhe ilaçeve me veprim qetësues shkaktojnë relaksim të muskujve që intensifikon gërhitjen.
Si ta ndalojmë?
-Metoda natyrale për të ndaluar gërhitjen…
-Nëse jeni mbi peshë duhet të përpiqeni të dobësoheni.
-Reduktoni konsumin e alkoolit, sidomos në orët e mbrëmjes!
-Hani një darkë të lehtë për të favorizuar tretjen. Shmangni ushqimet që duan një fermentim të gjatë, si djathi.
-Mundohuni të lini duhanin.
-Praktikoni të paktën gjysmë ore në ditë aktivitet fizik.
-Krijoni aromaterapi me avull ose produkte për lyerjen e zonës rreth hundës me vaj esencial të trumëzës, mentes, eukaliptit para se të flini.
-Evitoni medikamentet e ankthit, narkotikët e barbituratet nëse nuk ua ka dhënë mjeku.
-Në mbrëmje pini një çaj bimor me hithër ose sherebelë.
-Provoni të vendosni një ngjitës në hundë (blihen në farmaci)