Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit për të mos u futur në panik në lidhje me epideminë e koronavirusit, ndërsa ka mohuar kategorikisht që të ketë mbërritur në Shqipëri, duke treguar edhe disa të dhëna zyrtare.
Rama ka bërë gjithashtu thirrje për të mos shpenzuar para duke blerë maska mbrojtëse, duke iu referuar sipas tij udhëzimit të OBSH-së, ndërsa shtoi se nuk mbrojnë personat nga prekja.
“Qytetarët duhet të ruhen nga infodemia me vetëdijen se të gjitha këto burime shkaktojnë ankth dhe pasiguri, alarme krejtësisht të pakëshillueshme kur duhet përballuar epidemia. E thëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekur ka rënë nga 3% në 2.3%, pra 2.3% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërsa 97.7% e përballon pa pasoja. Nëse shikojmë efektet e infodemisë, fjala vdekje dhe lajmet janë më shumë sesa shërim.
Realiteti është krejt ndryshe nga sa mund të përceptohet. Duke folur për masat, thirrja që bën OBSH, është mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë, se nuk mbrojnë personat nga prekja, janë të dobishme për mjekët, vetë të prekurit dhe ata që u shërbejnë, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë. Gjithë histeria është harxhim i kotë i lekëve. Në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka një milion dollarë plus për të adresuar problematikat dhe numëron 1.2 mln maska të shpërndara, aq do të mbeten si relike, për të kujtuar se një ditë kaloi këtej, që në fakt nuk ka kaluar, një farë epidemie që dquhet koronavirus”, tha Rama.
Kryeminisri dha edhe disa shifra të rasteve që vijnë nga kontrllet e bëra nëpër pikat doganore kryesisht ndaj udhëtarëve, duke theksuar se koronavirusi nuk është fundi i botës dhe gjithashtu dha edhe një mesazh për mediat.
“Asnjë rast nuk kemi të verifikuar me epideminë e koronavirusit. Sa i përket trajtimit të përditshëm të kësaj problematike nga Ministria e Shëndetësisë dhe sistemi i vënë në funksion, janë kryer 31 mijë kontrolle mbi personat e ardhur nga zonat e prekura.
127 të tjerë kanë mjekë dhe infermier nën mbikqyrje. 16 mijë kontrolle janë kryer në pikat kufitare, vazhdon të jetë gjithë sistemi i angzhuar për prandalimin e përhapjes dhe indentifikimin e rastit të parë që nuk është hasur. Përsëris për të gjithë gazetarët, mos u alarmoni nga infot, vendosni maskë në vetëdije për të përballuar rezukltatet e shuifrave kuturu që flasin për fundin e botës. Fundi i botës nuk ekziston dhe koronavirusi nuk do ta sjellë fundin e botës. Përvoja në vendet e tjera ka dëshmuar se koronavirusi prek më të moshuarit dhe të sëmurët dhe është përballuar pozitivisht nga fëmijët”, tha kryeministri.
Discussion about this post