09:40 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mos ia dërgo atë e-mail Ramës!

14:53 | 13/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mos ia dërgo atë e-mail Ramës!

Nuk është krejt rastësore që të shpallet tani me bujë ndihma që kryeministri Edi Rama kërkon t’u japë të rinjve të papunë.

Pas dështimit spektakolar për të hapur 300 mijë vende pune dhe kujtesës që ia bën çdokush me dy pare mend në këtë vend, Rama dhe këshilltarët e tij me siguri, kanë menduar një strategji të re.

”Si t’ia dalim që t’u bëjmë të ditur se ne punojmë dhe mendojmë vetëm për ta, na duhen votat, 18-ta po afron”, kjo me siguri ka qenë ajo që ka menduar kryeministri.

Pasi u konsumua mirë e mirë me batutat e tij rreth të rinjve që rrinin në loto, apo të rinjve që kishin mbaruar juridik, Rama me siguri e ka kuptuar se nuk i bënte të qeshnin ata të ngratë që bënin ecejake nga mëngjesi deri në darkë për një punë. 

Dhe kur kupton se ke një problem serioz, që as Shërbimi Kombëtar i Punësimit nuk ta zgjidh dot për të mbajtur premtimin e 2013-ës, bën gjënë më të thjeshtë të mundshme: shpik një histori të ri.

”I ndihmojmë menjëherë nëse duan të punojnë në privat”, shkruan Edi Rama gjithë pasion në profilin e vet, kur iu përgjigjet të rinjve. Madje në dispozicion vë edhe një adresë emaili ”[email protected]”.

Për cilët privatë e ka fjalën Rama? Për kompanitë e preferuara që i fituan të gjitha koncesionet, që fituan gjithë projektet? Për çfarë privati?

Se në fakt, privatët me të cilët mund të justifikohet kryeministri janë të regjistruar te shërbimi i ri i punësimit, që me sa duket rezultoi krejtësisht i padobishëm përderisa kryeministri publikon adresën e tij.

Pastaj pse një adresë personale? Ku është parë në ndonjë vend të Europës që kreu i qeverisë të publikojë një adresë emaili për të rinjtë që duan të punësohen?

A mos do të kompleksojë të rinjtë? A mos do t’i antarësojë ata në PS? A mos do të kthehet me hir a me pahir në liderin që zgjidh hallet e shqiptarëve?! Apo thjesht kërkon vota?!

Partia Socialiste, të cilën e drejton prej vitesh Rama, është një parti me anëtarë jo dhe aq të rinj. Me kë e ka luftën kryeministri? Me Metën apo me Bashën?

Një këshillë për këdo që ka një farë dinjiteti: Mos ia dërgo Ramës atë e-mail!

Një kryeministër që 3 muaj para zgjedhjeve bën përçapje për të të gjetur punë, kur nuk e ka bërë për 4 vjet, të jesh i sigurtë se po mendon vetëm për veten!/Valmora Gogo-SHUPLAKA

Pas

Apeli lë në burg ish-drejtorin e burgut në Durrës, Kote akuzohet për lirimin e Lul Berishës

Para

“Shiko se çfarë ka bërë Elvisi”, Basha provokohet në Kavajë nga militanti i Roshit (Video)

Para
“Shiko se çfarë ka bërë Elvisi”, Basha provokohet në Kavajë nga militanti i Roshit (Video)

“Shiko se çfarë ka bërë Elvisi”, Basha provokohet në Kavajë nga militanti i Roshit (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.