01:46 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Mos jepni viza”, Trump revokon intervistat për studentët e huaj të Harvardit

17:50 | 28/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos jepni viza”, Trump revokon intervistat për studentët e huaj të Harvardit

Donad Trump, me anë të një vendimi ka urdhëruar misionet e Harvardit jashtë vendit që të anulojnë kategorikisht datat e reja për aplikantët e vizave studentore dhe të shkëmbimit të vizitorëve, ndërsa Departamenti i Shtetit përgatitet të zgjerojë verifikimin e studentëve të huaj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha me anë të një emaili të brendshëm administrativ se departamenti planifikon të nxjerrë udhëzime të përditësuara për verifikimin e aplikantëve të studentëve dhe vizitorëve të shkëmbyer pas përfundimit të një shqyrtimi dhe këshilloi seksionet konsullore që të ndalojnë caktimin e takimeve të tilla për viza për studentët e huaj.

Lëvizja vjen pasi administrata Trump ka kërkuar të rrisë dëbimet dhe të revokojë vizat studentore si pjesë e përpjekjeve të saj të gjera për të përmbushur axhendën e tij të linjës së ashpër të imigracionit.

Disa qindra protestues, duke përfshirë studentë dhe profesorë të Universitetit të Harvardit, demonstruan në mbështetje të studentëve të huaj në kampusin e Harvardit, ndërsa protestuan gjithashtu ndaj përpjekjeve të administratës Trump për të ndërprerë fondet për universitetin.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, nuk pranoi të komentojë mbi raportet e kabllogramit të Rubios, por tha se SHBA do të përdorin “çdo mjet” për të verifikuar këdo që dëshiron të hyjë në Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që mundemi për të vlerësuar se kush është ai që po vjen këtu, nëse janë studentë apo ndryshe,” u tha Bruce gazetarëve në një konferencë të rregullt lajmesh.

Administrata Trump ka ngrirë qindra miliona dollarë fonde për universitetet dhe ka ndërmarrë hapa për të deportuar studentët, ndërsa ka revokuar mijëra viza për të tjerë. Shumë nga këto veprime janë bllokuar nga gjykatat.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar disa universitete amerikane se kanë lejuar që aktivizmi pro-palestinez në kampus të rrëmbehet nga antisemitizmi. Kolegjet e kanë akuzuar administratën Trump se po përpiqet të shkelë të drejtat e lirisë së fjalës.

Nëse masa miratohet, ajo mund t’i japë një goditje shkatërruese universitetit, ku më shumë se një e katërta e studentëve janë të huaj.

Pas

“Shqipëria po plaket”, eksperti: Nevojiten më shumë mjekë për të moshuarit

Para

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

Para
Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.