Këngëtarja shqiptare është e njohur prej vitesh për performancat e saj live, në festat private dhe në clube-t e kryqytetit.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Denisa Gjezo rrëfeu planet e saj për jetën artistike dhe atë familjare.
Teksa po fliste për eventet e saj më të rëndësishme Gjezo kujtoi edhe mbrëmjen me këngëtaren e famshme Rita Ora.
“Para dasmës, na e bënë gogol, na thanë ‘kini kujdes, është Rita Ora, mos i flisni, mos kërkoni foto. Por nuk ishte kështu. Jo vetëm që bëri foto me mua, por Rita edhe këndoi këngë popullore me të gjithë,”- shprehet Denisa.
Madje këngëtarja rrëfeu se i kishte lënë mbresa komplimenti që kishte marrë nga Rita Ora për zërin e saj.
(F.M/Faxweb)