Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Berat ku zhvilloi një takim pëërmbyllës elektoral.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka lënë pa bërë batuta me të pranishmit, ku i tha një personi mos ki vërejtje se të sheh gruaja në kamera e të thotë çfarë kishte.
Më tej Rama tha se pas suksesit të PS qëndron forca e madhe e grave dhe vajzave.
“Nuk ka forcë më të vjetër dhe më të re se PS. Ça ke ti, ke vërejtje? Mos kij vërejtje, se ti je në rresht të parë, të kap kamera, të shikon gruaja, dhe kur të shkosh në shtëpi, do të thotë si e kishe hallin? Nuk thotë kot një shprehje shumë e vjetër, që pas çdo burri të suksesshëm, është një grua e fortë. Pas suksesit të PS, qëndron forca e madhe e grave dhe vajzave të Shqipërisë. Pastaj shumica e burrave do na bashkohen, se s’kanë ku shkojnë. Nuk ke pse fyhesh fare, nëse të duket se dikush e ka me ty, fute votën për Shqipërinë në BE dhe je në rregull. Nuk të fut njeri te çyrykët”, tha Rama.