10:40 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Mos kini iluzione, Rama nuk e jep dorëheqjen”, Berisha shpjegon arsyet që e pengojnë kryeministrin

12:29 | 13/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në ditën e 20 të protestës: Rama i nxjerr vrasësit dhe trafikantët nga dera e fut nga dritarja

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë sot thirrje kryeministrit Rama që të respektojë “ata të çadrës”, të cilët kanë dinjitet, të cilët të sëmurë ose të shëndoshë po shënojnë çdo centimetër të çadrës së opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek përfaqësuesi i KE-së, i cili u përfol se i ka kërkuar Dules të konkurojë në zgjedhje. Ai i bëri thirrje Komisionit Europian të përjashtojë këtë njeri nga KE.

Sipas ish-kreut democrat, Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen sepse e di që e pret burgu. Por ai shprehet i sigurt se shqiptarët do e shporrin atë.

“Cili nga ju besonte se çadra do të ishte sot në ditën e saj të 56? Cadra është shndërruar në farin që u ndricon rrugën shqiptarëve të votës së lirë. Edi Maska i tmerruar nga cadra, njëlloj si Makbethi nga krimi.

Ti harron se po të garantoj ty se ata janë 10 herë, 100 herë më të fuqishëm. Ata i thonë Shqipërisë Shqiperi dhe e duan këtë vend qindra mijëra herë më shumë se ti. I bindur se janë të gatshëm të të bëjnë ty që Lana të të duket vaskë floriri.

Besoje se në cdo cm të kësaj çadre të madhe shkruhet “Guxo po deshe, ne këtu jemi.”. I tmerruar nga çadra të ka humbur mendja. Sot çadra e lirisë ka shpërndarë mesazhet e saj në mbarë botën. Mirënjohjen tonë më të thellë miqve tanë, për mbështetjen dhe solidaritetin.

Këta njerëz, nga të katër të vendit, të ngrënë, të pangrënë, të sëmurë, të shëndoshë, kanë ngritur këtu një gratacelë për lirinë. Ne kemi durim, qëndrojmë fuqishëm, për të pritur miqtë tanë kudo që janë. Të jeni të bindur se ne po e realizojmë qëllimin tonë.

E vërteta mund të maskohet, por nuk vdes kurrë. Ky është një mision kombëtar, por edhe ndërkombëtar se ne besojmë tek miqtë tanë. Ne qëndrojmë në të drejtën tonë. Ka presione, ka shantazhe të ndryshme, por e vërteta na detyron.

Erdhi një misionar para 6 ditësh. Erdhi me misionin të shkatërrojë opozitën, të ndërtojë opozitën e ndërtuar sipas Edi Ramës. Dy gjëra do u them atij. Ky është një mision mbi ligje demokratike. Ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës ose i klubit 4000 e 700 euro metra katror. Emrin nuk ta di, por nëse ata nuk do kishin ardhur në këtë çadër me vullnetin e tyre të lirë, Edi Rama do u kishte dhënë atyre cdo shpërblim. Na kujtove kohën e perandorisë osmane. Erdhe të blesh mandate por nuk ia dole. Largojeni nga Komisioni Europian këtë njeri. Ky nuk i bën nder njeriu.

Të mos kemi iluzione. Edi Rama nuk jep dorëheqjen, ndaj duhet ta shporrim. Dy javë më parë u tha ministrave të tij, jemi përpara alternativës “Pushteti ose burgu”. E thanë mediat e tij. Ai meriton më shumë se burgu, duhet të na falënderojë. Mos keni iluzione. Krimet e kryera nuk e lejojnë të japë dorëheqjen. Por ne do ta bëjmë atë ligj të paqenë, do shkosh në burg. Ai është skllav i krimit, ndaj në mënyrë absolute nuk mund të japë dorëheqjen.”, u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: cadradoreheqjeedi ramaSali Berisha
Pas

Me ‘Ipod’ në dorë, Berisha si një i ri energjik te çadra e opozitës (FOTOT)

Para

Banorët e Verrisë të pakënaqur me “garancinë” e Ramës, bllokojnë autostradën në shenjë proteste kundër impiantit të mbetjeve (VIDEO)

Para
Banorët e Verrisë të pakënaqur me “garancinë” e Ramës, bllokojnë autostradën në shenjë proteste kundër impiantit të mbetjeve (VIDEO)

Banorët e Verrisë të pakënaqur me “garancinë” e Ramës, bllokojnë autostradën në shenjë proteste kundër impiantit të mbetjeve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Nuk ka vonuar hakmarrja e Rusisë ndaj Ukrainës pas sulmeve me dronë në depon e naftës në Soçi. Të paktën shtatë persona janë plagosur dhe ndërtesa banimi janë shkatërruar pasi një sulm me raketa goditi qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Guvernatori i rajonit, Vitaly Kim postoi pamje në platformën Telegram, ku shihen ndërtesat e shkatërruara dhe të rrethuara nga rrënojat. Nga ana tjetër, forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 76 dronë sulmues dhe shtatë raketa kundër Ukrainës gjatë natës .Njësitë e mbrojtjes ajrore shkatërruan 60 dronë dhe një raketë, shtoi forca ajrore. Mykolaiv ndodhet në jug të Ukrainës, në veriperëndim të Krimesë dhe jo shumë larg Odesës dhe Khersonit.

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon qytetin e Mykolaivit, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, lëndohet i moshuari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.