17:43 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mos komunikoni me policinë”, detaje tronditëse: Jak Prenga mbështillet në qese dhe futet në furgon, kamerat filmojnë krimin. Zbarkojnë agjentët anglez

20:18 | 29/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E rrëmbyen në mes të ditës dhe e vranë, flasin familjarët e 49-vjeçarit në Kamëz, tregojnë për konfliktet: Mbrëmë na thirri policia…

Zbardhen detaje të reja për pengmarrjen e 49-vjecarit Jak Prenga. Pas rrëmbimit në rrugën ‘London’ në zonën e Kamzës autorët e ngjarjes fillimisht e kanë dërguar pengun në shtëpinë e pronarëve të kompleksit ‘ Golden’ ku ndaj tij është ushtruar dhunë.

Kamerat e banesës së vëllezërve Hajri janë pastruar për të humbur gjurmët. Nga shtëpia autorët së bashku me pengun janë drejtuar për në kompleksin luksoz ku aty ka humbur edhe jetën si pasojë e plagëve të marra.

Gjithashtu kamerat kanë fiksuar që njëri nga  personat del me lopatë dhe të tjerët trupin e future në qese e fusin në një furgon me ngjyrë të bardhë. Fugoni është sekuestruar për ekzaminim të metejshëm nga policia ku pas nalizimit të gjurmëve priten të dalin konkretisht edhe provat e pakundërshtueshme që përfshijnë anëtarët e familjes Hajri në ngjarjen kriminale.

Gjithashtu në shtëpinë e Jak Prengës është ushtruar kontroll dhe është vendisur përgjues ambiental përmes të cilit dëgjohen bisedat.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar pamje ku duken disa persona që pastrojnë njollat e gjakut ndërsa më pas ata e mbështjellin trupin me qese. Gjatë kohës që Jak Prenga ishte marrë peng, vëllai i tij nga Anglia telefonon familjen dhe u thotë që mos komunikoni asgjë me policinë sepse ngarkesën po e dërgoj në destinacion, ndërsa familjarët kanë qenë në dijeni për konfliktet që vëllai i Prengës ka pasur më organizatorët e rrembimit në Angli për pazaret e drogës, raporton gazetarja e Fx News Denisa Mahmutaj.

Rrjeti kriminal në fushën e drograve të forta e shtrinin veprimtarinë e tyre në linjën Kolumbi-Angli- Shqipëri. Sipas burimeve 49-vjeçari Jak Prenga dyshohet të jetë groposur afër zonës së kompleksit, ndërsa policia pritet që në ditët në vijim të ndërhyjë sërish në kompleks me qentë nuhatës, për të zbuluar vendin ku mund të jetë groposur. Ndërkohë pritet që në Shqipëri të mbërrijnë edhe agjentë anglez për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kujtojmë se një ditë më parë, konkretisht 11 ditë pasi u mor peng në mes të Kamzës, Policia e Shtetit ka zbuluar fatin e 49 vjeçarit Jak Prenga, i cili ka humbur jetën si pasojë e dhunimit barbar që është ushtruar ndaj tij, në përpjekje për ta çuar drejt një resorti në zonën e Shijakut.

Që prej fillimit u duk se çështja nuk ishte një konflikt banal, siç u tentua të raportohej nga ana e policisë se konflikti kishte ndodhur për shitjen e një makine, pasi më shumë se gjithçka fliste heshtja e familjes së tij.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushëkrujës. (Lexo edhe ketu lajmin) 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: JAK PRENGA
Pas

FOTO/ Grabiten miliona lekë dhe produkte brenda dyqanit, autorët shfrytëzuan motin e keq (Emri i pronarit)

Para

Elvana nuk i shkoi në premierën e filmit, Ermal Mamaqi: Mirë ta bënë që të vunë të dytën

Para
Ermal Mamaqi ‘tradhton’ Elvana Gjatën! Në filmin e ri bën pjesë këngëtaren super të famshme

Elvana nuk i shkoi në premierën e filmit, Ermal Mamaqi: Mirë ta bënë që të vunë të dytën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

Orban akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

“4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë

Video/ Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, pamje nga vendngjarja

Ndalon minat tokësore kundër personit, Ukraina tërhiqet zyrtarisht nga Konventa e Otavës

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.