Një tjetër protestë për Valbonën është zhvilluar sot nga ana e qytetarëve. Me një ecje në drejtim të kryeministrisë, aktivistët kanë sfiduar edhe motin e keq.
Aktivisti Ervin Goci thotë se kjo është një protestë paqësore kundër ndërtimeve të HEC-eve. Ai u shpreh se edhe pse numri i pjesëmarrësve është i ulët kjo është një nga ato kauzat që duhet të ndiqet deri në fund.
‘’Unë nuk mund të them se janë qytetarët hipokrië, nuk më lejohet kjo. Dembelët dhe hipokritët e vërtetë janë ata që janë lart në krye. Qytetarët nuk kanë faj se mund të kenë edhe shumë probleme të tjera që lidhen me kushtet bazë të jetesës.
Sot ke 40% të sipërfaqes së vendit nën ujë dhe nuk ka asnjë njeri që reagon. Sot dëgjoja një qytetarë që thoshte se ishte përmbytur tetë herë në këto vitet e fundit. Ku kanë qenë pse nuk kanë reaguar?!”, u shpreh mes të tjerash Goci.
Kjo nuk është protesta e parë për Valbonën, po derimë tani nuk ka asnjë tërheqje nga ana e qeverisë.
(E.K/Faxweb)