Është tensionuar situata brenda sallës së Kuvendit ku ka pasur një konflikt verbal mes dy kampeve të Partisë Demokratike.
Në një moment deputeti i PD-së, Edmond Spaho çohet nga karrigia e tij dhe i afrohet Gazment Bardhit duke iu drejtuar me tone të larta: “O shpifës! Si nuk të vjen turp”…
Ndërkohë, Tritan Shehu nga ana tjetër është ngritur nga vendi i tij, ndërsa diçka ka diskutuar me Gazment Bardhin.
Bardhi iu përgjigj Spahos: Mos më bërtit mua, po shko more zhduku andej palaço! Situatën mundohet ta qetësojë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate që bëri Gazment për vilën 760 mijë euro i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, ku disa media aluduan se mund të ishte Spaho. Kaq ka mjaftuar që Spaho t’i drejtohet Bardhit me fjalët “Mashtrues”.