11:47 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mos më çani dërrasat, është kohë depresive”, shpërthen Flutura Açka

13:00 | 04/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos më çani dërrasat, është kohë depresive”, shpërthen Flutura Açka

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka me anë të një shkrimi ka reaguar për realitetin e hidhur që sipas saj që po kalojnë familjet shqiptare. Ajo thekson se pasi u kthye në vend pas disa muajve larg atdheut, ka vënë re që shumë biznese në lagjen ku ajo banon ishin mbyllur sepse kishin falimentuar, gjithçka kishte ndryshuar.

Açka thekson se nuk po bën politikë  dhe thekson se tani është “kohë depresive e cila buron nga qeverira depressive”. 

SHKRIMI: 

Po ju flas për fatin e fqinjëve të mi… ndaj mos ‘më çani dërrasat’ se po bëj politikë…

Kohë depresive burojnë nga qeverira depresive…

Këto nuk janë fjalët e mia, por m’u kujtuan tek u ktheva në Atdhe shumë muaj më pas. Në rrugicën time, në qendër të Tiranës, nuk i gjeta më fqinjët e mi, që ma bënin familjare vendin:

Bukëpjesësi nuk ishte më, kishte falimentuar
Floktorja nuk ishte më, kishte falimentuar
Shitoja e fruta-perimeve nuk ishte më, kishte falimentuar
Minimarketi im nuk ishte më, kishte falimentuar
Këmbimorja ime nuk ishte më, kishte falimentuar
Shitoja e bojerave nuk ishte më, kishte falimentuar

Ishte shtuar një avokat për çështje administrative (natyrisht më shumë gjyqe ka për shkelje të drejtash se për kriminelë), një tjetër avokat penal, një tjetër avokat që bënte njëherësh zyrë turistike dhe përkthime.
Përballë, megjithëse rrugica është shumë e ngushtë, ishte ngritur thuajse një pallat i ri (i është dhënë leja këtë vit) që ia kishte zënë sytë të gjitha shtëpive të ulëta rrotull. Në krah të ngrehinës sime, pa kurrfarë largësia ishte ngritur (i është dhënë leja para tre vitesh) një tjetër që ka tre vite me themele të hapura e me napat e varura nëpër skela. Pas shpine shumë shpejt do të na e zërë frymën një tjetër pallat, por përkohësisht hekurat e dala të themeleve të tij janë kthyer në landfill i hapur ku kush nuk gjuan plehëra, madje edhe drejt nga katet lart. Fqinjët e mi të afërm po mblidhnin fonde që të suvatojnë faqen e murit që na u zu, sepse për shkak të atij ndërtimi të ngritur pa kurrfarë respekti largësie, kërcënohemi nga lagështia dhe fëmijëve na u rrezikohet jeta.
Kuturisa të bëj një xhiro nga Pazari i Ri, ku veç pastërtisë së lëvdueshme (faleminderit dhe për kaq!), zona m’u duk sikur e kishin zënë menstruacionet prej ngjyrave, siç e gjthë Tirana jonë në përgjithësi, që dizenjohet pa i pyetur njeri banorët e saj. Aty ndesha vetëm kafene kafene kafene kafene dhe njerëz që dergjeshin në tryezat e tyre. Ngrënësa e pirësa. Asnjë librari, apo shitore bojërash për piktura, apo kënd të vogël lojërash për fëmijë, apo shitore veglash muzikore, arturinash e sendurinash që nuk të kujtojnë vetëm gojën. Pyes, a ka kush ndonjë lloj tjetër hobi këtu, veç të këqyrë ekranet e mëdhenj nga derdheshin gënjeshtrat që shoqërojnë fushatat zgjedhore?

Dielli jodepresiv më shtyu të vesh fustan e t’i gëzohesha asaj që i ka dhuruar natyra këtij vendi. Por tek mirosesha, m’u kujtua rrugica dhe u përpoqa të përfytyroj fatin e atyre që atë çast ishin pa bukë, sepse kishin ulur qepenët e tregtoreve nga i jepnin kuptim përditës së tyre. Dhe si njeri me një ndjeshmëri minimale, ndërrova mendje. Mos më çani kokën, e më thoni se po bëj politikë. Po ju flas për fqinjët e mi, që nuk i shoh më këtejpari dhe nuk e di se si e mbyllin ditën e tyre pikëllimtare, pasi vetëm ndriçimi i diellit nuk u mjafton të jenë të gëzuar. Ndonjëri prej tyre mbase do të jetë i ulur në ndonjë minimiting që kësaj fushate janë imitime pleqësish, nën diell e në pisk të vapës duke dëgjuar broçkullat të fushatës elektorale.
Ashtu, e trazuar për fatin e fqinjëve të mi, ndërrova pamje, vesha tuta dhe atlete, vura kasketë dhe dola jashtë për fushatë… paramentale.

(J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Sulmet terroriste në Londër, Theresa May tregon mënyrën si duhet ndyshuar stratëgjia kundër terrorizmit

Para

Habitet Bebe Rexha, Kastro Zizo i propozon për fejesë (FOTO)

Para
Habitet Bebe Rexha, Kastro Zizo i propozon për fejesë (FOTO)

Habitet Bebe Rexha, Kastro Zizo i propozon për fejesë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

Aksion në Fushë-Krujë, kontrolle në Nikël dhe disa zona të tjera

34-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite dhe Kryetarit Rama për lidershipin e fitoreve historike

Dosja Partizani/ Caktohet data, ja kur do të paraqiten në GJKKO Sali Berisha, dhëndri i tij dhe 3 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

26-vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Ushtarët e kthyen tmerrin në guxim!

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Tiranë/ Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari! 2 të tjerë në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.