21:37 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Mos më krahasoni me të pakrahasueshmin”; Hazard admiron “armikun” e Realit

13:59 | 11/06/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos më krahasoni me të pakrahasueshmin”; Hazard admiron “armikun” e Realit

Eden Hazard, blerja më e re e Real Madridit, e ka njohur edhe një herë tjetër Leo Messin si të pakrahasueshëm me askënd tjetër, në krye të futbollit botëror. Ai e bëri deklaratën përkatëse nga një konferencë shtypi me kombëtaren belge, para ndeshjes kualifikuese me Skocinë, të martën, në kuadrin e “Euro 2020”.

Sipas “Mundo Deportivo”, kur u pyet nëse mund ta krahasonte veten me yllin e Barcelonës, Hazard tha me siguri: “Jo, është e pamundur. Është e vërtetë se kemi disa ngjashmëri, por nuk ka vend për krahasime. Jemi të dy trupvegjël dhe të shpejtë…, por ai shënon në të gjitha ndeshjet. Unë nuk e bëj dot këtë gjë. Unë nuk mund të krahasohem me të pakrahasueshmin”.

Një “përulje” e belgut ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Admirimi i tij për “10” e Barcelonës nuk është i ri. Në fillim të vitit, në një intervistë me HLN, kanalin televiziv të vendit të tij të origjinës, ai, gjithashtu, refuzoi ta krahasonte argjentinasin me Cristiano Ronaldon: “Nuk janë dy, lojtarët më të mirë në histori. Eshtë vetëm një, ai quhet Leo Messi”.

Në atë intervistë të vitit 2018, Hazard nënvizonte se i pëlqente shumë të ballafaqohej me Barcelonën dhe Messin. Duke folur për ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Ligës së Kampioneve (2017-2018), të luajtur në Londër mes Chelsea dhe Barçës (1-1), ai zbuloi në një intervistë:

“Të tre djemtë e mi ishin në atë ndeshje. Më i madhi është tifoz i zjarrtë i Messit. Ne të gjithë jemi tifozë të Leos. Djemtë dëshironin ta shihnin atë në atë ndeshje, sepse është një lojtar i veçantë. Madje, në atë ndeshje pati një moment kur e mora topin dhe ia pasova gabimisht një lojtari të Barçës. Më vonë më thanë se djali im i madh bërtiti që “babai im mendon se po luan me Barçën…”

Pas

E bujshme/ Vëllai i Kim Jong Un-it ishte informator i CIA-s, dritëhijet e vrasjes së mistershme

Para

Dështon seanca për grupin e Habiljave te Krimet e Rënda, zbulohet shkaku

Para
Ekstradohet nga Italia anëtari i Habilajve, Gjykata i rivlerëson masën e sigurisë

Dështon seanca për grupin e Habiljave te Krimet e Rënda, zbulohet shkaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

Numërimi në Vorë/Dalin rezultatet e para në media: PS 124 vota, PD-ASHM 42 vota.

VIDEOLAJM/ Kutitë e votimit nga qendra e votimit në “Petro Nini Luarasi” dërgohen drejt KZAZ-të

Përse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Kërkesë e PD, do t’i kemi nesër në mëngjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.