20:52 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Mos më përbalt”, kush është kandidatja e PS-së në “listën e zezë” që kundërshtoi publikisht Ramën

09:48 | 13/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos më përbalt”, kush është kandidatja e PS-së në “listën e zezë” që kundërshtoi publikisht Ramën

Pas publikimit të “listës së zezë” nga  kryeministri Edi Rama ditën e djeshme e vetmja zyrtare që ka reaguar është Lindita Tako.  Tako është pjesë e “listës së zezë” të publikuar nga Rama. 

Sjellim në vëmendje që Lindita Tako ka qenë një nga kandidatet për deputete të PS-së në  qarkun Dibër.

Në komentin e saj të gjatë në postimin e Ramës, Tako ka sqaruar pozicionin e saj në institucionet shtetërore, me pretendimin se Rama e ka përbaltur pa të drejtë publikisht. Ajo shprehet më tej se për punën që ka bërë është gati të hetohet.

“Në keto kushte, kur marrja e vendimeve tona kanë qenë të gjitha në favor të shtetit dhe jo të individit, e favorizon ankesën dhe e bën mjaft të lehtë përbaltjen time personale dhe të stafit që unë kam drejtuar. Kjo është një kosto profesionale që përsa i përket anës administrative e mbaj me deshirë, pasi kam qenë zbatuese e përpiktë e ligjit, por në aspektin personal nuk më takon një përbaltje e tillë, në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm, pasi askush nuk ia kthen me dëshirë shtetit tokën e grabitur. Jam në dispozicion tuaj për investigimin e situatës.”, shkruan kandidatja për deputete.

KOMENTI I LINDITA TAKOS NË “FACEBOOK”

Mirembrema Z. Kryeminister !

Jam Lindita Tako ish-kanditatja per deputete e PS ne Qarkun e Dibres. Me kenaqesi pranova kandidimin ne zonen e Klosit jo per ndonje benefit personal, pasi isha Nr.6 ne renditjen e listes, por per te bere ndryshimin e madh per zonen e cila prej shume dekadash ishte peng e politikes dhunuese te PD. Ne kohen kur une po gezoja fitoren e PS per Bashkine Klos, çuditerisht njihem nga nje postim elektronik te publikuar sot per personat e koruptuar ne rang vendi ku perfshihesha dhe une. E ndjej per detyre jo vetem institucionale por edhe qytetare t’ju sqaroj se une kam sherbyer per rreth dy vjet ne postin e Drejtores se KVVTP-se, nje funksion i deleguar prane Prefektit Tirane. Funksionimi i ketij komisioni eshte verifikimi i titujve te pronesise te ndare sipas ligjit 7501 per tokat bujqesore. Ne kete detyre kam ardhur ne fund te vitit 2015 dhe vetem te nje pune mjaft te madhe arritem qe ky komision te vihet ne eficence per zbatimin e ligjit. Vetem ne vitin 2016 jane 372 vendime shfuqizuese te Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi duke kontrollur 674 akte te tilla dhe duke i kthyer shtetit 363.5 Ha toke bujqesore te grabitur padrejtesisht dhe duke i detyruar abuzuesit te kthejne ne shtet edhe 194,12 million leke te reja. Te gjitha vendimet e marra ne periudhen e drejtimit nga ana e ime kane qene vetem vendime shfuqizimi dhe asnje vendim lenie ne fuqi te akteve (d.m.th ne favor te subjekteve private), qe do te thote se asnje subjekt nuk ka marr vendim favorizues prej nesh. Kjo tregon mospasjen e mundesise abusive ne kete pozicion.

E njejta pasqyre eshte edhe per vitin 2017 ku deri ne momentin e mbajtjes se kesaj detyre, perseri kaemi marre 67 vendime shfuqizimi dhe asnje lenie ne fuqi. Cdo vendim i marre nga ky komision eshte akt konstatues pasi kalojne ne Gjykaten Administrative per tu gjykuar.

Ne keto kushte, kur marrja e vendimeve tona kane qene te gjitha ne favor te shtetit dhe jo te individit, e favorizon ankesen dhe e ben mjaft te lehte perbaltjen time personale dhe te stafit qe une kam drejtuar. Kjo eshte nje kosto profesionale qe persa i perket anes administrative e mbaj me deshire, pasi kam qene zbatuese e perpikte e ligjit, por ne aspektin personal nuk me takon nje perbaltje e tille, ne kushtet e nje presioni te jashtezakonshem, pasi askush nuk ia kthen me deshire shtetit token e grabitur. Jam ne dispozicion tuaj per investigimin e situates.

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

Pas

KUSH është drejtoresha që u detyrua Rama pas gjashtë orëve ta shtonte në “listën e zezë”, nga 100 në 101 emra (ARSYEJA)

Para

“Zbulohet pse Petrela është në listën e Ramës… E la këtë popull të çmendej, rezultati i zgjedhjeve i vuri kapak”

Para
SKANDALI I KRYEMINISTRISË/ Rama nxjerr emrin e Mentor Petrelës në Facebook

“Zbulohet pse Petrela është në listën e Ramës... E la këtë popull të çmendej, rezultati i zgjedhjeve i vuri kapak"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.