Diskutimi i çështjes së kanabisit në studion e emisionit “360 gradë” ka sjellë debat të ashpër mes moderatorit Artur Zhejit dhe kryeministrit Edi Rama.
Zheji është shprehur se në lidhje me çështjen e drogës Rama po i bënte “budallenj” italianët pasi çdo ditë po kapen nga dy ton drogë.
“Kam dëgjuar se ministri italian i quan spektakolare fitoret e policisë mbi këtë fenomen”,- është përgjigjur Kryeministri.
Ky diskutim pasoi dhe me korrigjimin e mënyrës se si duhet t’i drejtoheshin njëri-tjetrit.
“Ti mendon se me një fishkëllimë….”,- i është drejtuar moderatori.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Ramës, i cili i ka kërkuar Zhejit t’i drejtohej me “Ju”.
DEBATI:
Rama: Mos m’u drejto mua me ‘ti’, unë jam ‘ju’!
Zheji: Nuk e përdorim pasi nuk jemi në monarki.
Rama: Me ‘ti’ më drejtohen vetëm ata që kanë konfidenca.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=MWTr-D0QlSs