Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve në lidhje me protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit.
I pyetur nga gazetarja Merita Haklaj, se përse qytetarët paguajnë me euro dhe kusuri u jepet në lekë Kryeministri tha:
“Ne në Shqipëri nuk paguajmë dot me euro. Eurot janë vendosur për të lehtësuar qytetarët që vijnë nga Kosova për të mos u thënë që kthejini njëherë në lekë e më pas futuni në Shqipëri. Pastaj normale që kusurin nuk e marrin dot në euro pasi monedha jonë është lekë.”
Më tej Kryeministri Edi Rama tha se e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e dizinformimit të qytetarëve dhe mediat e kanë shkaktuar këtë disinformim.
Gazetarja Haklaj e pyeti sërish:
Ju shfrytëzuat vetëm seancën plenare pasi kishte filluar tarifa për të dhënë disa sqarime për qytetarët, qoftë edhe mundësia e vendosjes së aboneve apo edhe subvencionit.
Nëse media e kishte problemin dhe kaluan në disinformim pse nuk shfytëzuat një intervistë ne ERTV për të dhënë më tepër sqarime për qytetarët?
Unë nuk ndërhyj në programin e Top Channel, mos ndërhy në programin e ERTV.
Sigurisht mund të kisha bërë këtë, mund të kisha bërë edhe diçka tjetër.
Ata që vunë zjarrin kanë punë vetëm me Prokurorinë, ndërsa të tjerët do të marrin përgjigjen e merituar. Prandaj unë dola edhe sot që është ditë pashkësh për të shpjeguar më në detaje dhe për t’ju thënë banorëve që mos hani sapunin për djathë.
Banorët kanë gjithmonë të drejtë dhe këtë gjë nuk e them unë, por e ka parashikuar kontrata. Nuk po e bëjmë ngaqë u çuan zjarrvënësit dhe na detyruan ne ta mendojmë se çfarë duhet të bëjmë.
Më tej gazetarja në fjalë krahasoi situatën e 21 Janarit me situatën e djeshme të krijuar në Rrugën e Kombit, por Rama u përgjigj se nuk kanë lidhje fare me njëra tjetrën pasi më 21 janar, banorët janë sulmuar nga policia.
“Unë po ecja me Pandeli Majkon po vinim për këtu dhe jemi kthyer, pasi na erdhi përballë gazi lotsjellës dhe makinat me ujë,”- tha Kryeministri.
(F.M/Faxweb)