Një peshkatar në Antalya të Turqisë ka mbetur i lënduar rëndë pasi ra nga 6 metra lartësi mbi shkëmbinj.
Shoku i tij Mehmet Altuntaş, i cili thotë se po gjuante peshk me Hakan Bircan, u shpreh se paralajmëroi atë që mos të kalonte nga ana tjetër e shkëmbit.
“Më tha se donte të kalonte në anën tjetër të shkëmbit. E paralajmërova. ‘Mos Shko’, i thashë. Por nuk më dëgjoi. Me të hipur mbi shkëmb ra poshtë”.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët e ndërhyrjes së shpejtë.
Pas një operacioni të gjatë dhe të mirëkoordinuar u arrit që Brican të merrej me barelë teksa me ndihmën e varkës së Rojës Bregdetare u dërgua në Portin e Jahteve Kaleiçi. Nga aty një ambulancë e dërgoi me shpejtësi në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Agjencia turke e lajmeve “DHA” ka arritur të filmojë sekondë pas sekonde të gjithë operacionin e shpëtimit të peshkatarit.
(M.Q/Faxweb.al)