Kryetari i Partisë Demokristiane njëherësh ish-deputeti i zgjedhur nga lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare, Nard Ndoka ka bërë një koment pikant në një status të zv/ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi.
Koçi shkruan: “Opozita duhet të ndalojë hapat prapa e të fillojë të ecë përpara!”, ndërsa Ndoka i ka kërkuar që të mos shkrujë në rrjetet sociale ndërkohë që është në orar punë.
“Petro, mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës. Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare”, shkruan Ndoka.
Ndërkohë Koçi i është përgjigjur menjëherë duke thënë: “E mbara e forcon sigurinë kombëtare”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post