05:50 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Mos shpërndani lekë për fushatë”, motrës dhe vëllait iu zënë pritë 3 persona në Lezhë, i kanosin me armë

09:17 | 19/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos shpërndani lekë për fushatë”, motrës dhe vëllait iu zënë pritë 3 persona në Lezhë, i kanosin me armë

Dy persona janë kanosur me armë zjarri në Gajdër të Lezhës.  M.N dhe vëllai i saj N.M ishin në ecje me automjetin e tyre  kur u ndaluan nga një “Fuoristradë” ku zbritën 3 persona. Sipas policisë dy të rinjtë janë kërcënuar me jetë nga 3 persona që të mos shpërndanin lekë për fushatë.  3 të rinjtë e kanë kanosur  me armë 33 vjeçaren bashkë me vëllain e saj. 

DETAJE:

Burimet e Policisë atje thanë se dje, rreth orës 14:50 në sallën e Komandimit u mor njoftimi se në fshatin Gjadër,  Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur me armë zjarri nga disa persona.

Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me vëllain shtetasin  E.N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të  kësaj vepre penale janë shtetasit: 
- S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë
- G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë
- A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: fushatakanosinlezhe
Pas

3 persona të maskuar lidhën rojen dhe vodhën kasafortën e kantinës së verës në Rrashbull

Para

Trump takim me homologun ukrainas përpara Putinit, ç’pritet të ndodhë

Para
Trump takim me homologun ukrainas përpara Putinit, ç’pritet të ndodhë

Trump takim me homologun ukrainas përpara Putinit, ç’pritet të ndodhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.