Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme spotin zyrtar për protestën e paralajmëruar të 7 korrikut.
Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore. Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkani të Hapur.
“Miq, ky është spoti zyrtar protestës kombëtare të 7 korrikut, një apel kundër apatisë: ‘ç’më duhet mua dhe ftese per pjesmarrjen ne kete proteste?!’”, shkruan Sali Berisha.