Në vendin e punës mundësia për t’u prekur nga ndonjë sëmundje është më e madhe.
Sipas ekspertëve, duhet të bëni pikërisht këto gjëra, që të shmangni sëmundjet e ndryshme që qarkullojnë në vendin tuaj të punës.
- Lani duart shpesh me sapun dhe me ujë të ngrohtë. Pasi të keni mbaruar larjen, mos e prekni me dorë rubinetin, por gjeni diçka për të shmangur kontaktin me bakteret.
2.Mos e prekni hundën, sytë apo gojën me duar, pasi kjo përhap sëmundjen më lehtë. Dr. Gerba se duhet treguar kujdes në lidhje me kontaktin e duarve tuaj me trupin tuaj ndërkohë që jeni në punë.
- Përdorni dezinfektues pasi prekni diçka në zyrën tuaj
Fshini tavolinën dhe telefonat një herë në ditë. Nëse jeni duke përdorur telefonin e dikujt tjetër, sipas Huffington Post, fshijeni dhe më pas përdoreni.
- Shmangni shtrëngimin e dorës dhe përqafimet. Sipas ekspertëve, në këtë mënyrë do shmangni më lehtë sëmundjet.
- Konsumoni ushqime për një sistem të shëndetshëm imunitar. Mundohuni të konsumoni shumë fruta, vitaminën C, etj. Mjekët theksojnë se vitamina C redukton sëmundjet, sidomos në stinën e dimrit.
- Hapni një dritare, nëse mundeni. Ajri i freskët do të largojë mikrobet në sipërfaqe dhe do të ndihmojë që në vendin tuaj të punës të reduktohen toksina të tjera, të cilat mund të provokojnë reaksione alergjike.
- Më e rëndësishmja, qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë.
Ne të gjithë duam të dukeni sikur ne të jemi të domosdoshëm, por me teknologjinë e sotme të avancuar, nuk ka asnjë justifikim për të ardhur në punë dhe të infektoni edhe të tjerët.
(F.M/Faxweb)