Pavarësisht se ndodhet në burg, Stresi është sot me shpirt në protestën e opozitës, që do të zhvillohet përpara kryeministrisë. Përmes një fotoje me të atin, Stresi thotë se sot të gjithë duhet të jenë në shesh kundër klikës qeverisëse.
“Mblidhuni sot e të jeni më shumë se kurrë. Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë. Mos u dorëzoni, Ju përqafoj me shpirt! STRESI”, shkruan Stresi.
Protesta e opozitës pritet që të nisë pas pak momentesh, ndërsa janë marrë masa të shumta sigurie nga ana e policisë.