Presidenti i republikës ka reaguar sërish në lidhje me tubimin e sotmë para ministrisë së brendshme duke publikuar një foto të disa të rinjve që ndodhen në shesh ku ju bën thirrje të mos provokohen.
Meta me sa duke i referohet incidentit që ndodhi me mbërritjen e kryedemokratit Basha në shes, ndërsa i konsideron provokatorët si talebanë.
“Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga Talebanët! Demokracia do Triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë! ??”, shkruan Meta.
Është tensionuar protesta në shesh, pas mbërritjes së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku mësohet se ka ndodhur një incident me protestuesit.
Basha është pritur me brohoritje nga disa protestues në shesh, ndërkohë që regjisori Edmond Budina ka bërë thirrje që ‘mos të provokohen, pasi incidentet janë provokime të partive politike’.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post