Kejvina Kthjella nuk i ka duruar dot deklaratat ironizuese të Einxhel Shkirës dhe i ka kthyer një përgjigje të ashpër menjëherë. Shkira, duke iu referuar sherrit me Kthjellën, u shpreh se i ka falur të gjithë se është feministe dhe se nuk ka xhelozi për asnjë femër.
Por Kejvina i nxori të “palarat” në “Instagram”, ku i kërkoi që të tregojë intrigat që i ka punuar asaj mbrapa shpine.
“Moj Einxhel ça na qenke ti moj feministe? Beson me të vërtetë në ato budallallëçe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe ku tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveç se të merresh me jetën e të tjerëve e të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur!
Si tek projekti im përshembull që ke futur hundër për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije. Ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoji publikut se kush je në të vërtetë”, ka shkruar Kejvina.