08:24 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Mos vallë po pret një kalë, apo krokodil?”, mamaja 30-vjeçare rrëfen sesi bullizmi e çoi në prag të depresionit

11:44 | 08/07/2019
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Mos vallë po pret një kalë, apo krokodil?”, mamaja 30-vjeçare rrëfen sesi bullizmi e çoi në prag të depresionit

Shtatzënia është një nga etapat më të rëndësishme në jetën e një gruaje, një periudhë e re ku përveç ndryshimeve fizike përjeton edhe luhatje të forta emocionale. Megjithatë jo çdo grua është e përgatitur për to, sidomos nëse mendon se shumë shpejt do të kesh në krahët e tu një qenie e cila varet plotësisht nga ty.

Megjithatë ky nuk është rasti i Elisha Bakes. Gruaja 30-vjeçare nga Melbourne ishte bërë mama edhe më parë, ndaj e dinte shumë mirë se çfarë e priste me fëmijën e dytë, ndonëse nuk e kishte llogaritur që në rrjete sociale do të përballej me sulme të shëmtuara bullizmi.

Mamaja australiane, e cila numëron mbi 37 mijë ndjekës në Instagram, vendosi që të ndante hap pas hapi rrugëtimin e saj të ri 9-mujor: që nga testi pozitiv i shtatzënisë deri tek imazhet pak para lindjes. Por përmasat e mëdha të barkut u bënë shkak që ajo të bëhej viktimë e bullizmit nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe gra.

”Mos vallë po pret një kalë?”, ”Ky është barku më i shëmtuar ndonjëherë, me siguri ka diçka që nuk shkon me fëmijën tënd.”, ”Kjo është e frikshme, duket se aty brenda po rritet një krokodil” etj ishin fjalitë e vazhdueshme me të cilat Elisha duhet të përballej çdo ditë. Dhe nëse në rrjete sociale ke mundësinë të fshish komentet dashakeqe, për fat të keq nuk mund të pengosh njerëzit të vjedhin fotografitë e tua dhe t’i keqpërdorin ato.

Elisha u bë shumë shpejt objekt memesh tallëse, aq sa bullizimi e çoi në prag të depresionit. ”Ishte e tmerrshme. Kisha luhatje të forta emocionale, aq sa nuk duroja dot më as veten time. Fshiva gjithçka, por fotografia ime shfaqej kudo dhe nuk mund ta ndaloja atë që po ndodhte. Fillova të mos ushqehesha  rregullisht dhe të shfaqja problemet e para me presionin e lartë të gjakut. Isha prag depresionit dhe m’u deshën 4 muaj tek psikiatri dhe psikologu që të merrja veten.”-rrëfen ajo.

30-vjeçarja Bakes ka ndarë historinë e saj për të gjitha ato vajza dhe gra që çdo tallen, fyhen dhe përndiqen sistematikisht për shkak të pamjes së jashtme.

Pas

“Nga kërcënimi i Plasarit, Zgurit e Lubonjës te linçimi i Klosit për një kafe. Jemi nën sundimin e juntës, pas kësaj…”

Para

”Dorëzoj Bashkinë nëse…”, Voltana Ademi letër ambasadorëve: Iu vë kushte për lirimin e zyrës

Para
Kryebashkiakja e Shkodës bënë deklaratën tronditse, “Zyrtarë të lartë shtetërorë janë përdhunuar nga përfaqësues të krimit”

''Dorëzoj Bashkinë nëse...", Voltana Ademi letër ambasadorëve: Iu vë kushte për lirimin e zyrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë, Njësia nr. 10: Votim elektronik sjell vështirësi për moshën e tretë.Qytetarët rikthehen për të përfunduar procesin

Lezhë/Nis procesi i votimit, probleme teknike në disa qendra.Bllokohet votimi në Pallatin e Kulturës

Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi.Ndërpritet energjia elektrike në një QV

Zgjedhjet, nis votimi edhe në qarkun e Beratit

Ka nisur normalisht proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

E pazakontë në Vlorë/ Vonesë në hapjen e qendrës së votimit, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

Probleme në një qendër votimi në Sarandë, posteri i Agron Shehajt 150 metra afër godinës, kërkohet të hiqet

Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, procesi mund të rinisë pas 3 orësh me lista manuale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.