Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi thotë se dosjet për politikën në Shqipëri kanë qenë të hapura.
I pranishëm në emisionin “Pushteti” në Fax News, Murrizi tha se është e rëndë kur shikon se në krye të drejtësisë së re janë persona, të cilët kanë qenë ish-hetues dhe ish-prokurorë.
“Për politikën dosjet kanë qenë të hapura. Kur unë shoh në majën e drejtësisë së re ish-hetues më vjen t’i pështyjë në surrat”, tha Murrizi.
Ish-deputeti ka bërë thirrje edhe më parë per hapjen e dosjeve për 140 deputetët e Kuvendit, ndërsa shton se një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë dosje.
Discussion about this post