Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp të mbajtur sot nuk dha një datë se kur do të nis mosbindja civile. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar. Por Berisha u tregua i rezervuar nëse përshkallëzimi i aksionit të tyre opozitar, do të ndodh para apo pas festave të fundvitit.
” Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit. Ky është grusht shteti brenda shtetit.
Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar. Se kur, kjo do përcaktohet nga organet. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet,” tha Berisha.