Mbështetës të opozitës kanë nisur të mblidhen para godinës së bashkisë Shkodër ku do të mbahet dhe protesta.
Kjo është protesta e tretë kjo, si pjesë e aksionit të ‘mosbindjes civile’. Atentati me 3 viktima në Shkodër, i ndodhur më 30 tetor 2024, orientoi PD të zhvendosë protestat në kryeqendrën e veriut.
Një ditë më pas Sali Berisha njoftoi përmes një konferencë për mediat se të shtunën (sot) në orën 12:00 mos-bindja civile do të thërrasë qytetarët në tubimin e radhës që do të ishte Shkodra.
Protetën, Berisha e cilësoi si një shenjë solidariteti me qytetarët duke akuzuar qeverinë dhe policinë se bashkëpunon me banda.