Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi e ftuar në Fax News u shpreh se evidentimi i shkelësve të ligjit ka krijuar një tension, që është i dukshëm ditët e fundit, duke kërkuar dhe bllokimin e Reformës në Drejtësi.
A druheni se aksioni opozitar, dhe mosbindja civile do të ketë ndikim në çeljen e negociatave?
I gjithë debati është Vetingu, fakti që në Shqipëri shkelësit më të mëdhenj të ligjit nuk janë dënuar, do të thotë që drejtësia nuk ka vepruar si duhet.
Le të flasim me emra konkretë, kush janë personat që i druhen?
Unë nuk mund të flas me emra, ne duhet që të vendosim një rregull që personat që shkelin ligjin duhet të vendosen përpara drejtësisë.
Kush ka frikë nga Reforma në Drejtësi?
Evidentimi i shkelësve të ligjit ka krijuar një tension, që është i dukshëm ditët e fundit, duke kërkuar dhe bllokimin e Reformës në Drejtësi. Reforma është një proces i gjatë dhe PS dhe qeveria e saj po insiston fort që ajo të kryhet.
(M.Q/Faxweb)