I ftaur në ‘Fax News’ deputeti i PD-së Luçiano Boçi është shprehur se opozita është në krah të protestuesve të Kukësit.
Ai tha se tashmë qeveria e ka prishur kontratën me qytetarët dhe thjeshtë po i grabit nëpërmjet koncensioneve dhe shtimit të taksave.
“Ne kemi qenë pranë tyre, jemi pjesë e protestës dhe kemi bërë kërkesë për lirimin e të arrestuave pasi mbahen në mënyrë të padrejtë. Konsistenca jonë ka qenë e madhe për të marrë informacion, do të jemi në vazhdimësi me qytetarët pasi kjo është detyra e opozitës”, tha ai.
Deputeti i PD-së u shpreh gjithashtu se çështja e tarifimit të rrugëve duhet parë mbi mënyrën se si është bërë ndërtimi i tyre dhe si paguhen.
“Diskutimi është më i hershëm, kemi bërë debatet tona, çështja e tarifimit duhet parë në mënyrën e ndërtimit të rrugëve dhe se si shqiptarët i paguajnë. Ne paguajmë një taksë për mirëmbajtjen e rrugëve, përfshirë edhe tek çmimi i naftës, jemi ndër vendet që paguajëm më shtrejt naftë, ne e kemi të inkluduar taksën e qarkullimit tek nafta që përdoret pastaj për mirëmbajtjen e rrugëve. Nëse vazhdohet me këtë mentaliet që cdo rrugë që është paguar njëeherë të pguhet sërish kjo është thjeshtë një grabitje.
Opozita është për mirëmbajtjen e rrugëve por jo për ti grabitur shqiptarët dyfish, se boll po grabiten shqiptarët me taksa që po rriten përditë’, tha Boçi.
Ai u shpreh gjithshtu se mosbindja civile duhet të shtrihet tek të gjitha shtresat e shoqërisë që sot po vuajnë mënyrën se si po qeveris Rama.
“Mosbindja civile duhert të shtrihet në të gjitha shtresat, bisneset, njerëzve të thjeshtë e tjerë sepse Rama po u merr të ardhmen.
Kemi një projekt kriminal të një bande që ka marrë logon e një partie. Është vjedhje duke noteruar ligje, kjo kontratë nuk duhet zbatuar.
Gjithë ky agresivitet në Kukës, 23 fugonë për 23 të ndaluar . Ku ishin këto për habilajt, Balilin?”, tha deputeti i cili më pas shtoi se opozita nuk është për të shembur shtetin por për të tronditur qeverinë që të tërhiqet nga rruga e saj pasi po u merr të ardhmen shqiptarëve.
Boçi duke shpjeguars e çfarë nënkuptonte me mosbindje civile u shpreh se qytetarët most ë shojnë në sportele të paguajnë taksat.
“Nuk është për të shembur shtetin, por për të tronditur qeverinë që të reflektojë se duhet të jetë e ndërgjegjshme se shteti është një sistem shërbimesh. Taksa e qytetarëve nuk përdoret për të mirën e qytetarëve. Qytetarët të mos shkojnë në sportele. Është revoltë kolektivë ndaj qeverisë jo për të shembur shtetin.
Çështja i takon ndërgjegjies së qevrisë nëse do të tërhiqet, por reagimet e Ramës ishin kontadiktore, njëherë i zgjati dorën më pas I terrorizoi me policinë banorët e Kukësit. Në opinion fiton ao që tërhiqet, por shpresat që të tërhiqet qeveria janë të pakta. Rama është kryeministri arrogat”, tha ai.
Në lidhje me deputetin e LSI-së Robert Bitri se nuk është për mosbindje civile, Boçi tha se kjo nuk e dëmtonte vendimin e kampit opozitar por ka të bëjë me qëndrim personal.
“Ka pasur dakordësi mes forcave politike, propozimi është bërë dje, çdo debat përtej vendimeve të forcave politike, marrin ngjyrime personale, nuk besoj në atë përbashkësinë e vendimit të djeshëm të opozitës së bashkuar”, u shpreh Luçiano Boçi
Në lidhje me refuzimin që iu bë deputetëve të opozitës nga një pjesë e shoqërisë civile, Boçi tha se kemi të bëjmë me individë që infiltrohen në raste të tilla nga qeveria.
“Ajo shoqëri civile nuk ishte tek protesta, këto janë persona të ndërfutur, janë skenar, gjithmonë kur gjendet keq qeveria fut përfaqësues të tyre”.
Ai deklaroi se opozita nuk ka skenar destabilizues port ë menaxhojë pakënaqësinë sociale.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post