Nesër pritet që të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend dhe opozita duket se ka ndërmend të vazhdojë mosbindjen civile.
Në lidhje me aksionin opozitar në vazhdim, Gazment Bardhi do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD-së.
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu. Në këtë mbledhje, pritet vendimmarrje për seancën e nesërme parlamentare, por edhe për aksionin në vijim.