Në lidhje me thirrjen e opozitës për të shkuar drejt mosbindjes civile, në rradhët e socialistëve ka pasur sot një reagim në bllok. Pas kryeministrit Edi Rama para pak minutave ka reaguar për mediat dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla është shprehur se Lulzim Basha po mundohet që të gjejë ndonjë degë ku të kapet, pasi prej kohësh është në një rënie të lirë.
“Basha po mundohet të gjejë degë për t’u kapur në rënien e lirë. Mosbindja do të thotë të mbyllen shkolla e spitale. Presim rekomandimin nga ana e BE-së. I bëj thirrje PD-së dhe LSI-së që kanë për detyrë të sillen sipas rregullave dhe ligjeve. Mbështesin të arrestuarit, një e treta e të cilëve rezultojnë me të shkuar kriminale.
Ka përpjekje për të shfrytëzuar këtë çështje që duhej shpjeguar me mirë. Lulzim Basha është në fund të karrierës së tij politike, po mundohet ti bëjë dëm Shqipërisë”, është shprehur Balla.
Nga ana tjetër ai ka vijuar duke thënë se duhet të kishin nisur hetime në lidhje me abuzimet që janë bërë në ndërtimet e kësaj rruge.
(E.K/FAXWEB.AL)