Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbërritur në Kuvend rreth 50 minuta para nisjes së seancës në Kuvend, ndërsa opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.
Seanca parlamentare do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët u përjashtuan pasi tensioneve në Kuvend ku dogjën karriget
Ndërkohë Garda ka marrë masat duke rrethuar hyrjen e Parlamentit me barriera metalike, ndërsa dy furgona të FNSH dhe një zjarrfikëse ndodhet në ambientet e parlamentit.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2024.
- Njoftime.
- Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
- Raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”””, i ndryshuar.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit, i ndryshuar.
- Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë.
- Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i ndryshuar, raundi i tretë.
- Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës