07:31 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mosdeklarim real i pagave, DPT çon në Prokurori 2 biznese

09:36 | 05/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mosdeklarim real i pagave, DPT çon në Prokurori 2 biznese

Hetimi Tatimor njoftoi sot se ka referuar në Prokurori 2 subjekte për fshehje të ardhurash. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën të ditur se në dy subjektet janë gjetur mbi 50% e punonjësve me paga joreale.

Sipas DPT-së, Hetimi Tatimor po kryen hetime ndaj disa subjekteve të shtrira në Republikën e Shqipërisë, të cilat pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme të administratës tatimore, vazhdojnë të mos deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

Subjektet e hetuara i përkasin sektorit të ndërtimit dhe që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në qarkun e Tiranës.

“Nga provat e mbledhura për këto subjekte krijohen dyshime të arsyeshme mbi ekzistencën e dy listëpagesave që këto shoqëri përdorin, ku njëra depozitohet pranë organeve tatimore dhe tjetra që është pasqyrë e gjendjes reale mbahet nga subjektet. Nga analiza e ushtruar rezultoi se informaliteti i pagave ishte në masën mbi 50%”, bën të ditur DPT.

Nëpërmjet falsifikimit të të dhënave në listëpagesat e tyre dhe bilancet, që paraqesin në organet tatimore, ato raportojnë pagesa për punonjësit e tyre në vlera shumë më të ulëta sesa ato që janë realisht, duke sjellë për rrjedhojë një raportim joreal të pagesave për kontributet e sigurimeve shoqërore, që duhet të paguhen për një pagë dhe tatimit mbi të ardhurën nga paga. Rezulton se diferenca e pagës reale paguhet nën dorë, duke i mohuar individit të drejtën për pension të merituar.

Aksioni kundër informalitetit të pagave, thotë DPT, do të vijojë ndaj ftojmë qytetarët të japin kontributin e tyre në këtë përpjekje të përbashkët, duke denoncuar fenomenin e nëndeklarimit të pagave në adresën e dedikuar: [email protected] , ku do ju përgjigjemi me masa dhe veprime konkrete për të garantuar të drejtat dhe sigurinë financiare të cdo punëmarrësi në Republikën e Shqipërisë.

Pas

CIA në shënjestër të “shkurtimeve” të Trump, të gjithë personelit iu ofrua opsioni i largimit vullnetar

Para

Gonxhja: Rritja e luftës kundër informalitetit ka çuar në një rritje prej 47,3% të numrit të kontribuesve në skemën e pensioneve

Para
Gonxhja: Rritja e luftës kundër informalitetit ka çuar në një rritje prej 47,3% të numrit të kontribuesve në skemën e pensioneve

Gonxhja: Rritja e luftës kundër informalitetit ka çuar në një rritje prej 47,3% të numrit të kontribuesve në skemën e pensioneve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.