06:46 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Bushati: Presidenti Meta mori një vendim me nuanca politike!

17:08 | 06/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Bushati: Presidenti Meta mori një vendim me nuanca politike!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Ervin Bushati i ftuar në Fax News foli për mosdekretimin si ministër të Brendshmë të Sandër Lleshit nga presidenti Ilir Meta.

Bushati u shpreh se presidenti Meta nuk mund të dalë nga karakteri politik që ka dhe se vendimi i tij ishte me nuanca politike.

“Unë nuk jam jurist dhe as gjyqtar, por di që nuk parashikohet në asnjë nen të kushtetutës që presidenti të mos dekretojë ministrin. Mendoj se Meta nuk është në zbatim të Kushtetutës. Mendoj se është një vendimarrje në kuadrin politik. Është një vendimarrje me nuancë politike. Ajo vendimarrje mund të them se deri më sot, nuk po shohim të bëjë detyrën kushtetuese. Nuk na duhen këto goditje kur gjithshka po shkon në normalitet. Edhe presidenti nuk mund të dalë nga karakteri politik që ka. Më duket pa sens,  nuk ka asnjë arsye për të mos e dekretuar Lleshin.” – u shpreh Bushati.

Për sa i përket bojkotit të opozitës Bushati u shpreh se opozita po defaktorizohet vetë duke u kthyer në inekzistente.

“Ne sot diskutojmë buxhetin dhe opozita megjithëse ka thënë që do të vijë për çështje të rëndësishme nuk erdhi. Me gjithë këto diskutime, opozita po defaktorizohet vetë. Opozita është defaktorizuar, është inekzistente. Ata do të vijnë një ditë në parlament, nuk do ti djegin mandatet. Unë e kuptoj se opozita do të vijë në pushtet, por si do të vijë, pa një program pa një vizion!? Opozita po largohet nga realitetit drejt një vetëvrasjeje.”- përfundoi Bushati.

(M.Q/Faxweb,al)

Etiketa: ervin bushati
Pas

Fushatë kundër njohjes së Kosovës, Prishtina i përgjigjet Beogradit. Ja masa e marrë kundër Serbisë

Para

Përplasja Presidencë-Kryeministri, juristi flet për shkarkimin e Metës dhe funksionet e Sandër Lleshit

Para
Përplasja Presidencë-Kryeministri, juristi flet për shkarkimin e Metës dhe funksionet e Sandër Lleshit

Përplasja Presidencë-Kryeministri, juristi flet për shkarkimin e Metës dhe funksionet e Sandër Lleshit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.